Një prift italian ka ngjallur zemërim të madh pasi i është drejtuar një vajzë të përdhunuar duke i thënë, se ajo ishte në faj, pasiqë kishte zgjedhur të konsumonte alkool dhe të shoqërohej me refugjatë.
Kleriku i Bolonjës, Lorenzo Guidotti, ka përdorur mediat sociale që të ndëshkojë vajzën, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se viktima, e cila është e mitur, nuk mund të ankohet, sepse ajo po shoqërohej me emigrantë, shkrujanë mediat italiane.
“E dashur, më vjen keq për ju, por..ti ishte e dehur dhe pastaj zgjedhni të shoqëroheni më kë? Me një afrikano-verior?”, shkroi ai në Facebook. “Më vjen keq, por nëse notoni në mes të peshkaqenëve, mos u ankohi nëse humbi një gjymtyrë”.
Kur u ballafaqua me komentet e të tjerëve, të cilët ndëshkuan shkrimin e tij, Guidotti tha se, ai nuk e kishte sulmuar përsonalisht vajzën, por ishte duke u përpjekur t’i bënte fëmijët dhe prindërit të mendonin.
Më vonë ai ka kërkuar falje.
Ende nuk dihet se me çfarë, nëse ka ndonjë, veprimi disiplinor ai do të përballet nga Vatikani./arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave