Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shfaq të shtunën për një fjalim përpara një audience miqësore në Konferencën e Aksionit Konservator Politik (CPAC), duke përmbyllur kështu një javë të trazuar me bisedimet pa sukses në samitin me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un dhe dëshminë akuzuese përpara Kongresit të ish-avokatit të tij personal Michael Cohen.
Konferenca ofron edhe një shmangie të vëmendjes për Presidentin, ndërkohë që duket se prokurori i posaçëm Robert Mueller është pranë përmbylljes së hetimit të një bashkëpunimi të mundshëm të fshehtë mes zyrtarëve të fushatës Trump dhe Rusisë.
Kjo është hera e tretë që Presidenti republikan merr pjesë në këtë konferencë tre-ditore, që po zhvillohet në shtetin Marilend (pranë kryeqytetit Uashington), ku tema mbizotëruese është anti-socializmi.
Në po këtë konferencë mbajti një fjalim të premten Nënpresidenti Mike Pence, i cili i akuzoi demokratët se kanë marrë një “kthesë të fortë majtas” përpara zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2020 dhe tha se votuesit duhet të zgjedhin “mes lirisë dhe socializmit”./VOA
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...