Posteri që shkaktoi zemërim në Pakistan

13:58 | 6 Prill 2019

Kur Rumisa Lakhani dhe Rashida Shabbir Hussain krijuan një shenjë për një marshim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Pakistan, ato nuk kishin idenë se sa do t’i vendosnin ato në qendër të një debati të ashpër kombëtar.

Ditën para ngjarjes të dy studentet 22 vjeçare ndoqën një sesion posteresh në universitetin e tyre në Karaçi, transmeton portali arbresh.info.

Ata donin të gjenin diçka që do të tërhiqte vëmendjen dhe filluan të mendonin idetë.

Një shoqe e tyre ishte ulur me këmbë të zgjeruara, e kjo inspiroi posterin që Rumisa dhe Rashida bënë.

Për Rumisën mënyra se si gratë duhet të ulen është një çështje e vazhdueshme.

Rashida dhe Rumisa kanë pasion për të drejtat e grave

“Duhet të jemi elegante, ne duhet të shqetësohemi për të mos treguar formën e trupit tonë. Burrat, ata hapin këmbët dhe askush nuk hedh syrin”, thotë ajo.

Dizajni i Rumisës tregon një vajzë që nuk ka turp me këmbë të hapur dhe me syze.

Por ky poster ka zemëruar shumë konservatorë të cilët madje i kanë thënë familjes së vajzës së nuk duhet ta lejojnë më të marrë pjesë nëpër marshe të tilla.

Përkundër këtij presioni, prindërit e Rumisa mbështetën vendimin e vajzës së tyre për të protestuar.

Pakistani islamik nuk është një vend shumë miqësor për gratë, kjo pasi ndaj tyre ushtrohet presion i madh që të martohen dhe të luajnë rolin e shtëpiakes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale