Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se blerja e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë, rrezikon sigurinë e personelit dhe të teknologjisë ushtarake amerikane, si dhe i mundëson Rusisë qasje në forcat e armatosura turke dhe në industrinë e mbrojtjes.
Pompeo i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pak ditë pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Turqisë.
Pompeo tha se qëllimi i sanksioneve është të parandalojnë Rusinë nga sigurimi i të ardhurave të konsiderueshme, qasjes dhe ndikimit.
Ai tha se sanksionet nuk kanë për qëllim të minojnë aftësitë ushtarake ose gatishmërinë luftarake të Turqisë ose të ndonjë aleati tjetër të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Turqinë më 14 dhjetor, për shkak të blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia.
Sanksionet goditën organin më të lartë të mbrojtjes në Turqi, i njohur si Presidenca e Industrive të Mbrojtjes.
Uashingtoni ka bërë përpjekje ta bindë Ankaranë që të heqë dorë nga blerja dhe instalimi i sistemit rus, duke e paralajmëruar se ai do ta rrezikojë sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak të SHBA-së dhe Turqisë.
Pasi Turqia ka realizuar blerjen, SHBA-ja ka larguar Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35, ndërsa ka vazhduar negociatat me Ankaranë.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thanë se sanksionet janë ndërmarrë, pasi negociatat kanë dështuar. /Rel/
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen