Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka thënë se është krenar për t’u anëtarësuar virtualisht në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri.
“Krenar për t’u anëtarësuar virtualisht në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri – një mundësi e rëndësishme për t’i dhënë homazh trashëgimisë së Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi.” shkruan Pompeo.
Një ditë më parë, Pompeo e ka cilësuar Shqipërinë si një vend që duhet të jetë i nderuar për mbështetjen që ka bërë për hebrenjtë në luftën e dytë botërore.
Më tej Pompeo ka thënë se Shqipëria është një vend mik i SHBA, ndërsa ka shtuar se duhet të punohet më tej për të garantuar jetesën në paqe të çdo personi. Në fund Pompeo e ka mbyllur fjalimin e tij me shprehjen: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptarë.TCH
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike