Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pompeo bëri një vizitë të papritur në kryeqytetin irakian Bagdad, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Irakut për Anadolu Agnecy (AA).
Pompeo aktualisht është duke zhvilluar një vizitë në Lindjen e Mesme me qëllim të sigurimit të aleatëve rajonalë të Washingtonit për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, përkundër tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane nga Siria.
Sipas burimit, i cili foli në kushte anonimiteti, Pompeo ka takuar tashmë kryetarin e parlamentit irakian Mohamed al-Halbusi, dhe së shpejti pritet të takojë kryeministrin Adil Abdul-Mahdi dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe figura politike.
Në takim mund të diskutohet lufta kundër organizatës terroriste DEASH dhe prania aktuale e trupave amerikane në Irak.
Pompeo vizitoi Jordaninë të martën si ndalesa e parë e një turneu të gjerë në rajon, i cili është paraparë të përfshijë edhe Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Bahreinin, Omanin dhe Kuvajtin.
Iraku nuk ishte i përfshirë në itinerarin fillestar të Pompeos.
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...