Polonia riktheu në vend rreth 100 tonë rezerva prej ari me vlerë afërsisht 18,3 miliardë zloti, deklaroi sot kreu i bankës qendrore Adam Glapinski.
Ari u transportua nga banka e Britanisë së Madhe, ku Polonia mban pjesën më të madhe të rezervave të saj të arit që pas Luftës së Dytë Botërore.
Kthimi i arit u bë në tetë këste, ku secili këst përmbante nga 1000 shufra ari.
Banka qendrore e Polonisë aktualisht posedon 228,6 tonë ar, si pjesë e aseteve rezervë, nga të cilat 105 tonë ruhen në kasafortat e saj, sipas një deklarate nga banka sot news.
Ajo gjithashtu shtoi se banka qendrore rriti pronat e saj me 125,7 tonë në vitet 2018-19.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...