Polonia do të dorëzojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë në “dy ose tre javët e ardhshme”, sipas CNN.
Duke cituar ministrinë e jashtme të vendit, mediat e huaja raportojnw se tanket do të dërgoheshin për të përkuar me përfundimin e stërvitjes për trupat ukrainase në Poloni.
Łukasz Jasina, një zëdhënës i ministrisë, shtoi se Varshava mbështet dërgimin e avionëve luftarakë në Kiev.
Megjithatë, ende duhet të arrihet një konsensus midis vendeve të NATO-s.
“Pikërisht si me tanket, ne shpresojmë se ky koalicion do të jetë mjaft i madh për të mbështetur gjithnjë e më shumë ukrainasit. Avionët janë shumë të dobishëm në luftën e Ukrainës,” tha z. Jasina. /euronews
Hyn në fuqi vendimi për çmimin maksimal ditor të derivateve,...
Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rënd...
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...