Një zyrtar i qeverisë polake ka akuzuar Rusinë për një sulm kibernetik që bllokoi aksesin e përdoruesve në sistemin e taksave, pasi tensionet midis Varshavës dhe Moskës vazhdojnë të rriten për shkak të luftës në Ukrainë.
“Rusët janë përgjegjës për sulmin e djeshëm. Ne kemi informacione që e konfirmojnë diçka të tillë,” sipas Janusz Cieszynski, një zyrtar qeveritar përgjegjës për dixhitalizimin.
Ambasada ruse në Varshavë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të dërguar me email nga Reuters.
Cieszynski tha se sulmi konsistonte në bllokimin e shërbimit por që të dhënat e taksapaguesve nuk u zbuluan.
“Ky është një sulm që bllokon aksesin në faqe, por nuk bllokon sigurinë dhe nuk i vë në rrezik të dhënat tona,” theksoi ai.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...