Policia e Gjeorgjisë ka qëlluar për vdekje një studente, aktiviste e LGBT, duke çuar kështu rastin në një hetim të mëtutjeshëm.
Policia hasi Scout Schultz në një kampus në Atlanta pas një thirrjeje për “një person me një thikë dhe një armë” vonë të shtunën, thonë zyrtarët.
Në rrjetet sociale po ashtu kanë qarkulluar pamje ku shihet 21 vjeçarja duke refuzuar t’i bindet urdhrave policore për larguar thikën nga dora.
Nëna e Schultz tha se policia nuk duhet të kishte përdorur forcën vdekjeprurëse.
Në një video të filmuar nga studentët e tjerë të Institutit të Teknologjisë të Gjeorgjisë, Schultz dëgjohet duke thënë “Shoot me!” ndërkohë që vazhdon të dëgjohen oficerët ku njëri prej tyre më pas hap zjarr.
Schultz – i cili e identifikon atë si as mashkull as femër – nuk duket të mbante një armë, thanë hetuesit, pavarësisht asaj që fillimisht ishte raportuar në polici,
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend