Franca është përgatitur për protesta të mëdha të shtunën, policia është vendosur përreth qendrës kryesore të Parisit, Champs-Elysees, për të mbrojtur këtë rrugë nga protestuesit.
Rreth 3,000 forca të sigurisë u vendosën rreth kryeqytetit francez për të shtunën e tretë brenda këtij muaji, pasi çdo javë ka protesta të tilla atje.
Ligjvënësit kanë miratuar një vendim i cili nga 6 gushti do të detyrojë që njerëzit të kenë një dokument që tregon se janë vaksinuar kundër COVID-19, krejt kjo për t’u lejuar të hyjnë në restorante dhe në vende të tjera publike.
Një pjesë e madhe e qytetarëve francez janë duke e kundërshtuar këtë dhe sot do të protestojnë në Paris, shkruan Euronews.
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...