Policia austriake ka arritur ka arritur të arrestoj katër kosovarë të cilët dyshohen për vjedhje.
Që nga gushti i këtij viti, disa vjedhje kanë ndodhur në zyrat e një rrjeti supermaketesh në Austrinë e Epërme dhe në Salzburg. Mënyra se si janë futur ata në zyrat e këtyre supermarketeve tregon për një përgatitje profesionale, shkruan nachrichten.at. Ata nuk kanë thyer as dyer dhe dritare, por hyrjen brenda këtyre zyrave e kanë bërë përmes mureve. Shënjestra e kryerësve të këtyre vjedhjeve ishin kasafortat me para.
Në natën e 27 shtatorit 2021, megjithatë, të katër personat u arrestuan në Seekirchen(Salzburg) derisa përpiqeshin për një vjedhje tjetër.
Të arrestuarit janë dy 34 vjeçarë dhe dy 35 vjeçarë, të gjithë shtetas kosovarë. Njëri prej të arrestuarve ishte i kërkuar me urdhër arresti evropian. Një tjetër i arrestuar iu është ndaluar të qëndroje në Austri përshkak të krimeve të mëparshme të vjedhjes. I njëjti i cili kishte urdhër arresti, kishte kryer një numër vjedhjesh nëpër shtëpia të ndryshme në Austrinë e Epërme në vitin 2015 dhe deri më tash nuk kishte arritur të bie në dorë të policisë. Personi tjetër i arrestuar ishte ilegalisht, pa leje qëndrimi në Austri. Të arrestuarit u dërguan në burgun e Welsit me 28 shtator 2021.
Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet deri më sot është i konsiderueshëm dhe arrin një shumë prej pesë shifrash. /albinfo.at
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...