Plenkoviq: Kroacia do të reagojë me vendosmëri nëse Rusia sulmon Ukrainën

07:09 | 20 Janar 2022

Kryeministri Andrej Plenkoviq paralajmëroi sot se Kroacia do të reagojë “qartë dhe me vendosmëri” në rast se Rusia sulmon Ukrainën.

Rusia ka shqetësuar Kievin dhe Perëndimin duke grumbulluar trupa dhe pajisje pranë Ukrainës dhe ka frikë nga përgatitja e një sulmi. Moska e mohon këtë dhe pretendon se ka të drejtë të vendosë forca në territorin e saj sipas dëshirës.

Duke folur në Parlament, Plenkoviq vlerësoi se situata në Ukrainën lindore është jashtëzakonisht shqetësuese dhe më e tensionuara që nga viti 2014, në mes të konfliktit midis forcave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë.

“Kroacia nuk dëshiron një përshkallëzim dhe do të reagojë qartë dhe me vendosmëri për të shmangur çdo destabilitet”, tha kryeministri pa dhënë detaje./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara