Pesë militantë të Shtetit Islamik janë vrarë në një sulm ajror në shënjestër, thanë burimet ushtarake.
Pamjet dramatike tregojnë se militantët ishin fshehur në skutat e shkretëtirës egjiptiane, transmeton portali arbresh.info
Sulmi ajrore u krye të enjtën një orë pasi militantët kishin tentuar të sulmonin një pikë kontrolli ushtarake në veri të Sinait.
Terroristët ishin hetuar nga ushtarët që vëzhgonin zonën dhe më pas kanë hapur zjarr drejt tyre.
Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë për mediat egjiptiane se gjashtë militantët të tjerë të ISIS-it u plagosën dhe dy automjete u shkatërruan.
Forcat egjiptiane kanë luftuar me organizatën terroriste që nga viti 2014 dhe kohëve të fundit kanë filluar një fushatë ushtarake me shkallë të gjërë në Provincën e Sinait./arbresh.info
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...