Greqia ka kërcënuar Maqedoninë e Veriut pas tensioneve për përdorimin e termit “Maqedoni”. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku ka deklaruar se Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin në BE.
“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, u shpreh Mitsotakis.
Përplasja erdhi për shkak se presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska gjatë betimit të saj e quajti vendin “Maqedoni” dhe jo “Maqedonia e Veriut” siç parashikon kushtetuta. Kjo solli reagimin e palës greke, e cila i cilësoi komentet e presidentes si të paligjshme dhe të palejueshme./abcnews.al
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...