Emergjenca e motit të keq në Sardenjë të Italisë vazhdon. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta u përplasën sidomos mbi Cagliari, ku një grua që konsiderohej e zhdukur, është gjetur e pajetë. Një mbikalim u shemb pjesërisht prej shiut të dhunshëm, ndërkohë që shkollat, muzetë, bibliotekat mbeten të mbyllura.
Në ishullin spanjoll të Majorkës, ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar një djalë të vogël 5 vjeçar dhe dy pushues gjermane, të cilët rezultojnë të zhdukur pas një vërshimi të befasishëm ujërash.
Dy trupa të pajetë u gjetën në jug të Francës në një makinë të përmbysur pranë qytetit Sainte-Maxime. Duket se bëhet fjalë për një prej disa automjeteve të tërhequr nga ujërat e lumit Garonnette, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm pas shirave të dendur në zonë gjatë natës.
Stuhitë janë pjesë e një fronti të ftohtë që është zhvendosur nëpër Mesdhe duke marrë të paktën 12 jetë njerëzish në Majorka, mes të cilëve edhe dy turistë britanike. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë kanë mundur të shpëtojnë gjithsej 16 persona./tch/
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media