Si pasojë reshjeve të mbrëmshme kanë humbur jetën 3 persona në një lagje të kryeqytetit Sana.
Të paktën 14 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjes së shkaktuar nga reshjet e dendura në kryeqytetin Sana dhe qytetin Rime të Jemenit.
I ashtuquajturi Guvernatori i Sana-s i lidhur me Huthitë, Hammud Ubad, në deklaratën për televizionin Al-Masirah, tha se si pasojë reshjeve të mbrëmshme kanë humbur jetën 3 persona në një lagje të kryeqytetit.
Ai tregoi se për shkak të reshjeve janë dëmtuar shërbimet e komunikacionit dhe internetit.
Ndërkohë, sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, në distriktet Al Jabin dhe Al Jafariyah të qytetit Raymah kanë humbur jetën 11 persona prej të cilëve 6 gra pasi janë shembur dy shtëpi.
Në përmbytjen më 4 gusht në qytetin Marib në lindje të vendit kishin humbur jetën 17 persona./AA/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...