Egjipti është vendi i fundit që u deklarua ndaj sulmeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri, duke u shprehur me “shqetësim të thellë” rreth eskalimit të mëtejshëm ushtarak në rajon.
Ministria e Jashtme e Egjiptit, ka kundërshtuar përdorimin e armëve të ndaluara ndërkombtarisht në territorin sirian dhe kërkoi një hetim transparent ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike të shtunën e kaluar, raporton Reuters, transmeton Express.
“Republika Arabe e Egjiptit shpreh solidaritetin e saj me popullin vëllazëror sirian në aspiratat e tyre për të jetuar në siguri dhe stabilitet”, tha ministria në një deklaratë.
Egjipti bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës siriane dhe përpjekjet për të siguruar ndihmë humanitare arrijnë ata të prekur nga konflikti./Gazeta Express/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje