Zjarri që ka kapluar disa pjesë të Sydney ka bërë që ky qytet të mbulohet nga tymi, derisa mjekët kanë paralajmëruar banorët e qytetit më të madh australian që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Lagjet e ndryshme të Sydney mezi po shihen edhe nga ajri për shkak të tymit, kurse cilësia e ajrit po cilësohet si shumë i rrezikshëm.
Shumica e banorëve të New South Wales po rrezikohen në masë të madhe nga ky tym i zjarrit, ndërsa deri më tani janë regjistruar 48 vatra të zjarrit.

Kujtojmë që zjarret kanë shkatërruar 577 shtëpi në New South Wales, kjo për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë që ka kapluar këtë vend. /Telegrafi/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...