Parlamenti i Britanisë filloi të martën seancat për të votuar lidhur me vendimin për largimin e vendit nga Bashkimi Europian, apo BREXIT siç njihet ndryshe.
Në një votim të parë, ekipi i ministrave kryesorë të kabinetit e mbështeti kryeministren Theresa May, pas sigurimeve që ajo mori të hënën nga Bashkimi Europian për marrëveshjen.
Anëtarët e Parlamentit do të votojnë lidhur me variantin më të fundit të planit të paraqitur nga kryeministrja, bazuar tek një marrëveshje që qeveria e saj arriti me Bashkimin Europian vitin e kaluar.
Të hënën, zonja May shkoi në Strasburg, për bisedime me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, në një përpjekje të fundit për të siguruar disa ndryshime të marrëveshjes, e cila është kritikuar nga kundërshtarët e saj. Kryeministrja May tha se zoti Juncker foli për disa “ndryshime ligjore të detyryrueshme”, të cilat trajtojnë pjesërisht çështjen kyç të marrëveshjes për kufirin e Irlandës së Veriut dhe Irlandës, një vend anëtar i BE-së. Zoti Juncker paralajmëroi se Britania nuk ka alternativa të tjera për shkëputjen, që është caktuar për më 29 mars.
Rrëmbimi dhe vrasja e të miturës maqedonase, Grubi: Po përpi...
Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit
Macron: Konflikti Izrael-Gaza mund të zgjasë 10 vjet
Halimi: Nesër, Liridona kthehet tek toka e çiknisë së saj, p...
Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë
Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet e pajetë e mitura në...