Shkencëtarët kanë njoftuar se viti 2020 mund të jetë viti më i nxehtë që është përjetuar ndonjëherë. Por edhe nëse kjo nuk ndodhë, sipas tyre ky vit do të jetë një nga 5 vitet më të nxehta të të gjitha kohërave, transmeton arbresh.info.
Organizata Botërore e Meteorologjisë kishte njoftuar se 10 vitet që do të vijnë pas 2019-ës, do të jenë jenë 10 vitet më të nxehta në historinë botërore. Ndrkaq sipas rapotrimeve të gazetës britanike Guardian, viti 2020 mund të jetë viti më i nxehtë i matur deri më tani.

Sipas hulumtimit të kryer nga Gavin Schmidt, Drejtor i Institutit të Studimeve Hapësinore të NASA-s, mundësia e ndodhjes së një gjëje të tillë, është 60 përqind.
Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Zyra Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), u nënvizua se kjo mundësi është 75 përqind.
Sido që të jetë, edhe nëse viti 2020 nuk do të viti më i nxehtë, ai konsiderohet të jetë një nga 5 vitet më të nxehta që janë parë ndonjëherë në historinë botërore./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...