Arabia Saudite nuk do të ndjekë Emiratet e Bashkuara Arabe në krijimin e lidhjeve diplomatike me Izraelin derisa të nënshkruajë një marrëveshje paqeje të njohur ndërkombëtarisht me palestinezët.
Javën e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë shteti i parë i Gjirit që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA që hapi mundësinë e marrëveshjeve të ngjashme me shtetet e tjera arabe – përfshirë Arabinë Saudite.
Por pas ditëve të heshtjes së çuditshme dhe përballur me presionin amerikan për të njoftuar marrëveshjen, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan ka shuar mundësinë e zbatimit të marrëveshjes deri sa të zgjidhet çështja palestineze.
“Paqja duhet të arrihet me palestinezët në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, e cila do të ishte një parakusht për çdo normalizim të marrëdhënieve,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Berlin.
“Vetëm kur të arrihet kjo, gjithçka është e mundur,” shtoi ai në një koment që përkoi me deklaratat e mëparshme saudite për këtë çështje.
Nisma 2002
Presidenti Trump tha që ai pret që Arabia Saudite të bashkohet me marrëveshjen e Emirateve të Bashkuara Arabe-Izrael për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve të reja.
Princi Faisal tha që Mbretëria mbetet e përkushtuar për paqen me Izraelin nën Iniciativën Arabe për Paqen 2002. Ai përsëriti kritikat për “lëvizjet e njëanshme” të Izraelit kur bëhet fjalë për aneksimin dhe ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar, të cilat ai i quajti “të paligjshme” dhe “të dëmshme” për zgjidhjen e dy shteteve.
Arabia Saudite, e cila nuk e njeh Izraelin, krijoi një iniciativë të vitit 2002 të ofruar nga kombet arabe që ofruan normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, i cili nga ana tjetër do të njohë të drejtën e palestinezëve për një shtet dhe do të tërhiqet nga territoret e pushtuara në 1967./lexo/
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...