Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të kujtojnë fëmijët në Ukrainë që po vuajnë nga i ftohti këto Krishtlindje.
“Le të mendojmë për fëmijët e shumtë në Ukrainë që po vuajnë, po vuajnë kaq shumë, për shkak të kësaj lufte. Shumica e atyre që kam parë këtu nuk mund të buzëqeshin,” tha Papa, duke iu referuar fëmijëve nga Ukraina që janë strehuar në Romë.
“Është shumë e rëndë dhe e vështirë kur një fëmijë humbet aftësinë për të qeshur. Këta fëmijë mbajnë brenda vetes tragjedinë e kësaj lufte, kaq çnjerëzore, kaq mizore. Le të mendojmë për popullin ukrainas këto Krishtlindje, që janë pa energji elektrike, pa ngrohje, pa gjërat thelbësore për mbijetesë”.
Rusia ka sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori. Javën e kaluar Papa bëri thirrje që të shpenzojmë më pak para për festimet dhe dhuratat e Krishtlindjeve këtë vit dhe t’i dërgojmë ato para ukrainasve për t’i ndihmuar gjatë këtij dimri të ftohtë.
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...