Papa Françesku: Lufta e Ukrainës është “një masakër e pakuptimtë”

14:10 | 20 Mars 2022

Papa Françesku e ka quajtur luftën në Ukrainë “një masakër të pakuptimtë, ku kërditë dhe mizoritë po përsëriten çdo ditë”, në fjalimin dhe bekimin e tij javor të së dielës.

“I lutem të gjithë akterëve të komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë një përpjekje reale për t’i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme. Këtë javë, raketa dhe bomba goditën civilët, të moshuarit, fëmijët dhe nënat shtatzëna”, tha Papa Françesku, duke shtuar se ai vizitoi fëmijët e plagosur të trajtuar në Romë, shkruan CNN, transmeton arbresh.info