Pandemia nuk e ndalon Turqinë: Rifillon shpimet për naftë në Mesdhe

01:42 | 5 Maj 2020

Turqia ka intensifikuar kërkimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, pavarësisht pandemisë së COVID-19, që së bashku me uljen e çmimit të naftës, ka rezultuar dhe në një pezullim të përkohshëm të aktiviteteve të kompanive të huaja të arit të zi në rajon.

Dy anijet turke – Fatih dhe Yavuz – kanë vazhduar operacionet e tyre, ndërsa një e tretë, Kanuni, ka mbërritur në qytetin bregdetar Taşucu në mesin e marsit.

Koronavirusi shkaktoi një rënie te papritur ekonomike globale, pasojë e së cilës ishte dhe e tatëpjeta e kuptimit të naftës në tregjet botërore. Situata e krijuar prej pandemisë ndikoi edhe në aktivitetet e eksplorimit dhe shpimit nga ana e kompanive globale të naftës, duke rezultuar me rishikime apo edhe pezullime të përkohshme të këtyre programeve, përfshirë ato në Mesdheun Lindor.

ExxonMobil i ka frenuar që nga 13 prilli planet e saj për kërkime në brigjet brigjet e Qipros. Mediat ndërkombëtare raportuan se edhe programet e konsorciumit franko-italian, Total dhe ENI, janë shtyrë në tre puset e planifikuar për vitin 2020 dhe gjashtë puse të planifikuara për dy vitet e ardhshme. Operacionet turke të shpimit për naftë i shtuan tensionet në rajon vitin e kaluar.

Turqia këmbënguli se ato po zhvilloheshin brenda shefit të saj kontinental. Por kreu i atëhershëm i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i cilësoi shpimet si të paligjshme dhe liderët e BE-së I kërkuan të tregonte vetëpërmbajtje e të respektonte të drejtat sovrane të Qipros./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara