Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Presidenti Trump dhe kancelarja e fuqisë më të mëdha ekonomike në Evropë do të diskutojnë rreth financimit të aleancës së NATO’s dhe raportet me Rusinë.
Ky takim do të ndihmojë të përcaktohet e ardhmja e aleancës euroatlantike dhe marrëdhëniet mes dy superfuqive botërore.
Presidenti amerikan do të kërkojë nga kancelarja gjermane mbështetjen për të bindur shtetet anëtare të NATO’së për të rritur financat në mbrojtjen e tyre.
Gjatë fushatës në zgjedhjet presidenciale, Trump kishte kritikuar kancelaren Merkel për lejimin e qindra mijëra refugjatëve në Gjermani, ndërsa ky është takimi i parë i tyre që nga janari, kur Trump u inaugurua president i SHBA’së.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron