Pallati presidencial: Presidenti Esebesi, nuk ka vdekur

19:58 | 27 Qershor 2019

Presidenti i Tunizisë, Bexhi Kaid Esebesi, i cili sot u dërgua në spitalin ushtarak në kryeqytet për shkak të problemeve shëndetësore akute, nuk ka vdekur, përgënjestron Pallati presidencial, duke shtuar se gjendja e tij është më e mirë.

Këshilltari i tij Firas Gefreh theksoi se shefi i shtetit ndodhet në “gjendje stabile”, ndërsa paraprakisht mediat lokale publikuan se 92 vjeçari Esebesi ka ndërruar jetë.

Esebesi, presidenti i parë demokratik i zgjedhur i shtetit, erdhi në pushtet në vitin 2014, tre vite pas Pranverës Arabe, kur ishte mposhtur diktatori shumëvjeçar Zin Ben Ali.

Ai ishte hospitalizuar edhe javën e kaluar, pas çka bëri të ditur se nuk planifikon të kandidohet për mandatin e dytë në zgjedhjet e parapara në nëntor të këtij viti, duke shtuar se një më i ri duhet të udhëheqë me shtetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara