Grupet e përfshira në konfliktin në Jemen, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në bisedimet e paqes në Suedi, deklaroi i dërguari i Posaçëm i OKB-së për Jemenin, Martin Griffiths, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ky është një moment vendimtar për Jemenin. Kam marrë garanci të forta nga liderët e palëve në Jemen”, tha Griffiths në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ata ishin të përkushtuar për të marrë pjesë në këto konsulta. Besoj se janë të sinqertë”, tha ai.
Griffiths tha se javën e ardhshme do të udhëtojë në Sana, nga ku, nëse është e nevojshme, bashkë me delegacionet do të udhëtojë për në Suedi.
I dërguari i OKB-së theksoi se është afër zgjidhjes së çështjeve përgatitore, të cilat do të bëjnë të mundur nisjen e bisedimeve.
“Rritja e vëmendjes ndërkombëtare, ka bërë që të ripërtërihet përkushtimi i palëve në Jemen për një zgjidhje politike”, tha Griffiths.
Jemeni është rrënuar nga dhuna që nga viti 2014, kur rebelët e Houthi morën kontrollin në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën një fushatë shkatërruese ajrore në Jemen, që synonte të rikthente territoret e marra nën kontroll nga rebelët.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...