Palestinezët janë tubuar sot në afërsi të kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit për të protestuar kundër okupimit disa-dekadash të territoreve palestineze nga ana e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetit Kombëtar për Kthimin dhe Ndërprerjen e Rrethimit (NARBS) në Gaza, i cili i organizon tubimet javore, u bëri thirrje palestinezëve që të marrin pjesë në protesta.
“Kudsi ka qenë dhe akoma është kryeqyteti i popullit palestinez”, thonë nga NARBS, duke hedhur poshtë përpjekjet e Izraelit për “hebraizimin e qytetit”.
Që nga marsi i vitit të kaluar kur filluan protestat në Gaza, rreth 270 protestues janë martirizuar ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite të vendosur në afërsi të ‘zonës tampon” që shërben si kufi.
Protestuesit kërkojnë t’i japin fund bllokadës 12-vjeçare të Izraelit ndaj Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar 2 milionë banorët e saj nga shumë nevoja elementare.
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...