
Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman attends a session of the Shura Council in Riyadh, Saudi Arabia November 19, 2018. Bandar Algaloud/Courtesy of Saudi Royal Court/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.
Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman është duke u përgatitur për vizitën zyrtare në Pakistan, ndërsa nikoqirët tashmë përgatisin mirëseardhjen luksoze me kërkesë të mysafirëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Princi Bin Salman do të mbërrijë në Pakistan të shtunën për një vizitë dy ditore ndërsa në Islamabad tashmë kanë arritur 123 pjesëtarë të gardës saudite për t’u kujdesur për sigurinë e tij.
Mediat pakistaneze raportojnë se masa të veçanta të sigurisë janë vendosur ndaj tetë hoteleve në të cilat anëtarët e delegacionit saudit do të qëndrojnë.
Princi Bin Salman do të qëndrojë në rezidencën luksoze të qeverisë pakistaneze, ndërsa për nevojat e tij, është përgatitur edhe një sallë e veçantë sportive.
Kujdesin e sigurisë së rezidencës në Islamabad tashmë e kanë marrë gardistët sauditë.
Qeveria pakistaneze ka përgatitur 300 xhipa që do të vihen në dispozicion të delegacionit të Riadit.
I gjithë ky investim do t’i shpaguhet Pakistanit duke marrë parasysh faktin se princi i kurorës Bin Salman gjatë vizitës do të nënshkruajë marrëveshje në vlerë të përgjithshme të investimeve prej 20 miliardë dollarëve.
Kjo do të jetë marrëveshja më me vlerë tregtare që autoritetet e Pakistanit e kanë nënshkruar ndonjëherë.
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00