Presioni ideologjik brenda Bashkimit Evropian është i paprecedentë, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban.
Ai këto komente i ka bërë pas takimit me Presidenten e Unionit Kombëtar të djathtë francez, Marine Le Pen, transmeton portal arbresh.info
“Bashkimi Europian është kthyer nga një roje e traktatit në një qendër ideologjike dhe Polonia dhe Hungaria po përjetojnë një “formë të modernizuar” të doktrinës së Brezhnjevit në BE çdo ditë”, tha Orban.
“Me keqardhje konstatojmë se presioni ideologjik në BE është bërë më i fortë se kurrë”, tha ai, duke shtuar se migrimi dhe avokimi i një shoqërie të hapur po promovohen në një shkallë të paprecedentë.
Sipas doktrinës së Brezhnevit, nëse një anëtar i bllokut sovjetik devijon nga ideologjia qendrore, shtetet e tjera anëtare kishin të drejtë të ndërhynin në politikën e tij të brendshme, shpjegoi Orban.
Sigurisht, shtoi ai, procedura për shkak të sundimit të ligjit është shumë më pak brutale sesa ndërhyrja e tankeve sovjetike, por megjithatë është një ndërhyrje, tha ai. Dhe këtë e përjetojnë çdo ditë Polonia dhe Hungaria, theksoi Orban.
Orban ka theksuar se është mëse e nevojshme që të rinovohet e djathta europiane./arbresh.info/
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...