Social-Demokratët e opozitës në Rumani shënuan fitore kundrejt Partisë qeverisëse Liberale Kombëtare në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Me gati të gjitha votat e numëruara, Social-Demokratët majtistë fituan 29.8 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 për qind në Senat.
Partia Liberale Kombëtare, e cila është pro-evropiane, fitoi 25.1 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 për qind në Senat, shkruan REL.
Megjithatë, ka pak gjasa që Social-Demokratët të marrin udhëheqjen e qeverisë, pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë të mundshëm.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rekord e ulët: 33 për qind, transmeton arbresh.info.
Rumania është një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian dhe miliona qytetarë të saj janë zhvendosur jashtë vendit viteve të fundit, në kërkim të një jete më të mirë.
Liberalët mbështesin integrimin më të afërt në BE, ndërsa Social-Demokratët janë më nacionalistë dhe më populistë./arbresh.info/
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...