Rusia është përgjegjëse, sipas ligjit ndërkombëtar, për helmimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Kjo u deklarua sot, në gjetjet paraprake, nga ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, transmeton portal arbresh.info
“Përfundimi ynë është se Rusia është përgjegjëse për përpjekjen për helmimin e Navalny”, tha Anja Kalamar, raportuese speciale e OKB për ekzekutimet përmbledhëse, në konferencën.
“Duke pasur parasysh përgjigjen joadekuate të autoriteteve të vendit, përdorimin e armëve kimike të ndaluara dhe modelin e dukshëm të atentateve të shënjestruara, ne besojmë se një hetim ndërkombëtar duhet të kryhet urgjentisht për të vërtetuar faktet dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me helmimin e Navalny”, tha ekspertja e OKB-së përmes një deklarate.
Alexei Navaly është burgosur në Rusi, menjëherë pas kthimit të tij nga Gjermania, ku edhe po trajtohej pa helmimit./arbresh.info/
Pas ndeshjes, Rrahmani publikon foto me Vojvodën, e quan vël...
DASH: Bllokimi politik dëmton besimin në institucionet e Kos...
Eurovizioni feston 70-vjetorin në Vjenë
Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian
YouTube teston një funksion të ri
Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur du...