Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 84 maune të tjera me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet kaluan në Idlib përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.
Ndihma do të shpërndahet për banorët në nevojë në Idlib dhe zonat përreth tij.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.
Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marr...
Dauti: Është koha për të arritur një marrëveshje tjetër në m...