Autoritetet afgane kanë rishikuar numrin e të vdekurve në Kabul duke numëruar 34 persona të vdekur.
Autoritetet afgane kanë rishikuar numrin e të vdekurve në një sulm vdekjeprurës nga 48 në 34, në një qendër edukimi në Kabul.
Disa prej trupave janë rinumëruar nga dy herë gjatë rrugës për në spital, tha ministri të enjten.
Është rishikuar edhe numri i të lënduarve ku kemi një zbritje gjithashtu nga 67 në 56.

Shumica e viktimave ishin student duke u përgatitur për provimin e universitetit në Akademin Mawoud.
Sipas policisë bombarduesi kishte hyrë në një klasë kur gjendeshin më shumë se 100 student.
Funeralet e tyre do të mbahen të martën kurse përgjegjësinë e këtij sulmi nuk e ka pranuar askush, edhe Talibanët e kanë refuzuar.
Që nga Janari, së paku 16 sulme janë kryer në Kabul, duke lënë më shumë se 240 persona të vdekur.
Sipas Misionit të Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) vetëm 6 muajt e parë të këtij viti kanë shënuar 363 fëmijë të vrarë dhe 992 të plagosur./arbresh.info/
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes