
Close-up of young Indian woman wearing burka
Tre ministra nga qeveria norvegjeze kanë paraqitur një propozim për të ndaluar veshjen e grave myslimane në shkolla, dasma dhe institucione tjera arsimore.
Propozimi u prezantua nga ministrat e secilës prej tri partive në qeverinë e koalicionit – Ministri i Financave Siv Jensen (Progres), Ministri i Arsimit dhe Integrimit Jan Tore Sanner (Konservatore) dhe Ministri i Arsimit Iselin Nybø (Liberal), transmeton portali arbresh.info
“Edhe pse pak njerëz sot veshin burka dhe niqab, ka raste kur ato shfaqen. Një ndalim kombëtar do t’i bëjë gjërat më të qarta për të gjithë”, tha Sanner për mediat norvegjeze.
Ministri ka shuar se kjo ndalesë do të sigurojë komunikim më të mirë në kontekstet arsimore.
“Norvegjia është një shoqëri e hapur dhe ne jemi mësuar që të shohim njëri-tjetrin në sy”, shtoi ai.
Propozimi mund të bëjë Norvegjinë vendin e parë në Skandinavi që ndalon veshjen e grave myslimane./arbresh.info/
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...