Garda Civile në Spanjë njoftoi arrestimin e të ashtuquajturit “Zoti i portit”, i cili njihej për trafikimin e kokainës nga porti i Algesiras në Spanjë drejt Kolumbisë, Marokut dhe Francës.
Policia tha se bëhet fjalë për një 54-vjecar spanjoll, i përfshirë në trafikun e drogës që prej rinisë së tij dhe i njohur si “Zoti i Portit”. Ai ishte personi me rrjetin më të mirë të kontakteve për të rikuperuar dërgesat e kokainës pas mbërritjes së tyre në portin e Algesiras, që ndodhet në jug të Gadishullit Iberik, pika më nevralgjike e hyrjes për drogën në vend.
Arrestimi i këtij personi përbën fazën e dytë të një operacioni të nisur gjatë verës së vitit 2018 dhe gjatë të cilit u arrestuan 21 persona, përfshirë dhjetë persona që punonin për port dhe u sekuestruan 480 kilogramë kokainë.

Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren