Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin, është kujdesur që një ditë para vizitës së tij në Beograd, të sulmojë Kosovën, duke thënë se vendimi për krijimin e Ushtrisë ka acaruar rajonin e Ballkanit. Ai gjithashtu ka thënë se vendimi për shpalljen e pavarësisë ishte i jashteëligjshëm, shkruan GazetaExpress.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shteti i tij e respekton vendimin që ka marrë Serbia për integrim në Bashkimin Evropian.
Putin thotë se për dallim nga Perëndimi, Rusia nuk do t’i vendos asnjëherë kushtëzime Serbisë të tipit ‘Ose jeni me Rusinë, ose me Bashkimin Evropian’.
Presidenti rus ka thënë se ka shumë miq në Ballkan , megjithatë thotë se Serbia është partner strategjik.
“Unë nuk dua ta fsheh që kemi qenë të befasuar me një reagim mjaft pasiv të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Republikës së Kosovës për krijimin e Ushtrisë. Është e qartë që për serbët që jetojnë në Kosovës e kanë përjetuar një veprim të tillë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë”, ka thënë Putin në një intervistë, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Sipas presidentit rus një veprim i tillë ka acaruar seriozisht situatën në rajonin e Ballkanit.
Putin ka kritikuar qëndrimin e BE-së karshi veprimeve të Republikës së Kosovës dhe mos përmbushjen e e detyrimeve që i kanë marrë nga dialogu i Brukselit.
Ndër të tjera Putin ka thënë se e vlerëson qëndrimin e Serbisë për të ruajtur neutralitetin në Ballkan, dhe ka përsëritur përkushtimin e Rusisë për të ndihmuar ushtarakisht Serbinë.
Për presidentin Rus, një faktor tjetër i cili po e destabilizon rajonin e Ballkanit është politika e SHBA-së, e cila po synon forcimin dhe dominimin në këtë rajon.
Ai ka kujtuar bombardimet e NATO-s për të bombarduar Jugsollavinë, duke i cilësuar si të dhunshme.
“Në 2008 Washingtoni gjithashtu mbështeti shpalljen e paligjshme të pavarësisë së Kosovës”.
Këto deklarata të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, vijnë një ditë para vizitës së tij në Serbi.
Sot në Beograd ndërkohë do të mbahet protesta e radhës kundër Aleksander Vuçiqit, me rastin e një vjetorit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...