Një gjykatë në Pakistan ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ish-kryeministrit të këtij vendi, Imran Khan, nën dyshimin se i ka publikuar dokumentet e klasifikuara, njoftoi partia e tij.
Kjo është një tjetër goditje për ish-kryeministrin e burgosur para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në janar 2024.
Khan akuzohet se e kishte bërë publik një dokument sekret të dërguar në Islamabad nga ambasadori i Pakistanit në Uashington.
Ai e mohon këtë dhe thotë se përmbajtje e dokumentit u publikua në media nga burime të tjera.
Khan tha se dokumenti ishte “dëshmi e një konspiracioni amerikan” për ta shtyrë ushtrinë pakistaneze ta rrëzojë atë nga pushteti përmes një vote mosbesimi në Parlament në vitin 2022, për shkak se ai e kishte vizituar Moskën pak para se Rusia ta pushtonte Ukrainën.
SHBA-ja dhe ushtria pakistaneze i mohojnë këto akuza.
Khani u rrëzua nga pushteti pasi e humbi votën e mosbesimit në vitin 2022 dhe pastaj iu priu protestave kundër Qeverisë për ta shkaktuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si dhe kundër ushtrisë.
Khan përballet me disa raste ligjore, të cilat i ka cilësuar si përpjekje për ta zhdukur atë nga politika.
Ai u dënua me tri vjet burgim për mosdeklarimin e parave që i kishte fituar përmes shitjes së dhuratave shtetërore. Por, ai dënim iu anulua.
Megjithatë, Khan mbetet në burg për shkak të rasteve të tjera, përfshirë për nxitjen e dhunës dhe për publikimin e dokumenteve sekrete.
Avokatët e tij thonë se ai mund të dënohet deri më 14 vjet burgim, e madje me dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor./rel
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...