Policia e New Yorkut ka arrestuar një burrë pas një serie të sulmeve me thikë në metron e qytetin të cilat i lanë dy të vdekur dhe dy të lënduar.
Rigoberto Lopez është akuzuar për dy vrasje dhe dy tentim vrasje në stacionet në Manhattan dhe Queens.
Të gjitha viktimat thuhet se janë të pastrehë.
Mediat amerikane raportojnë se i dyshuari, 21 vjeçar dhe vetë i pastrehë, u arrestua i veshur me rroba të lagura me gjak, transmeton arbresh.info.
Katër sulmet në trenin A filluan të premten në mëngjes:

“Nuk do të futem në motive, por çfarë mund t’ju them është se të gjitha ishin sulme të paprovokuara,” u citua nga New York Post zyrtari policor Brian McGee.
“Viktimat nuk kishin asgjë, nuk kishin filluar asgjë.”/arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...