Mediat zvicerane raportojnë se nëse planifikoni të udhëtoni në Gjermani në dy ditët e ardhshme – mos e bëni.
Ndërsa sindikatat gjermane bënë thirrje për një grevë njëditore në sektorin e transportit të hënën, nuk do të funksionojnë trenat në distanca të gjata.
Sa i përket udhëtimit ajror, “aeroportet në Frankfurt do të mbyllen të hënën (27 mars) dhe në Mynih të dielën dhe të hënën (26-27 mars)”, tha linja ajrore SWISS.
“Fatkeqësisht, anulimet dhe vonesat në oraret e fluturimeve të SWISS dhe Lufthansa Group për dhe nga këto aeroporte do të jenë të pashmangshme.”
Ju mund të anuloni ose ndryshoni falas çdo plan udhëtimi që keni bërë tashmë për ato data. /albinfo.ch/
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...