Në qytetin turk mbahet mesha e parë ortodokse pas 96 vjetësh

01:00 | 1 Maj 2018

Një qytet turk veriperëndimor është mbajtur mesha e parë ortodokse pas 96 vjetësh.

Në  ceremoni e veçantë fetare, ishte i pranishëm patriarku ekumenik Bartolomeu, udhëheqësi shpirtëror me bazë në Stamboll i të krishterëve ortodoksë, transmeton portali arbresh.info

Shërbimi u mbajt në një ish kishë ortodokse në qytetin e Mudanya, e cila ishte kryesisht greke para një shkëmbimi të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 1923 pas një lufte mes dy vendeve.

E njohur më parë si Kisha e Shën Gjergjit, struktura tani përdoret si një qendër kulturore lokale.

Disa nga vendet më të rëndësishme për të krishterët ortodoksë lindorë qëndrojnë në Turqi, e cila është shtëpia e 160,000 të krishterëve, përfshirë selinë e patriarkatit ekumenik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara