Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sot (e martë) do të takohet në Moskë me Presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për të shmangur luftën me Ukrainën.
Scholz-it, vizitoi Kievin dje , ndërsa sot Moskën, kjo vizit֝ë është pjesë e diplomacisë së furishme perëndimore në përpjekje për të ndaluar një sulm të mundshëm, ndërsa më shumë se 100 mijë trupa ruse janë grumbulluar në kufijtë e Ukrainës, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Kancelari ka thënë se do të japë mesazhin nga Rusia se ata janë të hapur për dialog për shqetësimet e sigurisë së Rusisë, por do të vendosin sanksione nëse ajo pushton Ukrainën.
“Ne jemi gati për sanksione shumë të gjera dhe efektive në koordinim me aleatët tanë,” tha ai në Kiev.
Scholz sinjalizoi muajin e kaluar “gjithçka do të duhet të diskutohet nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake” kur u pyet për tubacionin Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani, i cili synon të sjellë më shumë gaz rus në Evropën Perëndimore, duke anashkaluar vendin tradicional transit Ukrainën. /arbresh.info/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...