Sot besimtarët katolikë festojnë Natën e Madhe të Pashkës. Papa Francesku do të kremtojnë në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan Meshën e Shenjtë të Natës së Pashkës.
Gjatë kësaj Meshe Papa Françesku do të pagëzoj me besimin e krishterë 5 të rritur të moshës nga 27-52 vjeç mes të cilëve dhe një shqiptar.
Shqiptari që do të pagëzohet me besimin e krishterë nga Ati i Shenjtë është Kastriot Cristian 27 vjeç.
Së bashku me të janë dhe 4 italianë, një emigrant nigerian, një amerikan si dhe një shtetase nga Peru. Ndër 8 krishterët e rinj që do ta marrin bekimin nga Papa Françesku, 3 janë gra.
Një histori të veçantë mes 8 personave që sot do të marrin bekimin e krishterë të Papës është dhe emigranti nigerian John Ogah 31 vjeç, i njohur dhe si emigranti hero që në natën e 27 shkurtit 2017 vuri jetën në rrezik duke u përleshur me një person të armatosur që po tentonte të grabiste një supermerkatë në një lagje në periferi të Romës.
Nuk është hera e parë që në Meshën e Natës së Madhe të Pashkës Papa Francesçu pagëzon një shqiptar. Në Pashkën e vitit 2016, Ati i Shenjtë ka pagëzuar në të krishterë dy gra shqiptare Bernarda e Dasada Dervishi 30 e 27 vjeçe.
Riti i pagëzimit në besimin e krishterë të personave të rritur është një ceremoni tradicionale e festës së Pashkës katolike./Koha Jone/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...