Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 7,5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 7.500.341 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 2.069.973 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten Brazili (775.581), Rusia (502.436), Mbretëria e Bashkuar (291.409), India (290.481), Spanja (289.360), Italia (235.763), Peruja (208.823), Gjermania (186.557) dhe Irani (180.156).
Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 173.036.
Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Franca (155.136), Kili (148.496), Meksika (129.184), Pakistani (119.536), Arabia Saudite (116.021), Kanadaja (97.328), Kina (83.057), Bangladeshi (78.052), Katari (75.071), Belgjika (59.711), Afrika e Jugut (55.421) dhe Bjellorusia (51.816).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 419.974 persona. Ndërkaq, mbi 3,8 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju