Në vazhdën e zgjerimit të operacioneve terroriste në Evropë, një paketë e dyshimtë është zbuluar në një prej stacioneve të trenit në Londër të Anglisë.
Sipas një njoftimi të Daily Star, pas zbulimit të një pakete të dyshimtë në stacionin e trenit në Londër, policia ka boshatisur menjëherë stacionin në fjalë dhe trenat nuk ndalojnë në këtë stacion. Në Paris gjithashtu autoritetet e prokurorisë njoftuan se në anë të rrugës është zbuluar një automjet me 4 bombola gazi e gatshme për tu shpërthyer me anë të telefonit nga distanca.
Automjeti u zbulua dhe u çaktivizua përpara sesa të vihej në funksion nga elementët përgjegjës. Shtimi i rasteve të zbulimit të paketave të dyshimta dhe shtimi i rasteve të akteve terroriste, është bërë shkak për shtimin e shqetësimeve të autoriteteve dhe popujve evropianë. Kjo është në kohën kur vendet evropiane u kanë dhënë grupeve terroriste në Siri mbështetje financiare, ushtarake dhe informative, gjë e cila ka forcuar aktivitetet e tyre në vendet e tjera.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...