Disa qindra refugjatë dhe emigrantë janë mbledhur jashtë një stacioni policor në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, duke pritur me orë të tëra që të arrestohen zyrtarisht.
Arsyeja pse ata e bejnë një veprim të tillë është për të fituar qëndrimin e përkohshëm në vendin e BE-së, transmeton portali arbresh.info
Familje të tëra, me numër më të madh nga Siria, janë parë të ulur në trotuar jashtë ndërtesës së policisë për orë tëra, pasi kishin kaluar ilegalisht nga Turqi.
Policia në Greqinë e veriut ka raportuar për një numër në rritje të fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve që kalojnë ilegalisht kufirin.
Sipas tyre kjo po ndodh për shkak të sulmeve ushtarake që Turqia po kryen në Sirinë veriore.
Shumica e familjeve të larguara nga Turqia po kërkojnë vendosjen e tyre në kampet e refugjatëve rreth Greqisë, të cilat u krijuan pas një fluksi të madh refugjatësh dhe emigrantësh para dy vitesh.
Refugjatëve nga Siria dhe nga vendet tjera të shkatërruara nga lufta u jepet e drejta për të qëndruar në Greqi për të paktën 30 ditë./arbresh.info/
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...