Përfundimi i stinës së Verës pritet të sjellë fundin edhe të pandemisë së koronavirusit. Për këtë shpreh bindjen kreu i firmës gjermane BioNTech, Ugur Sahin në një intervistë për të përjavshmen gjermane Velt am Sontag.
“Në shumë vende europiane dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më nevoja për mbyllje të përgjithshme pas fundit të Verës. Do të ketë shpërthime virale apo të ndonjë mutacioni por do të jenë zhurma në sfond dhe nuk do të na frikësojnë”.
Një ndër zbuluesit e vaksinës inovative që prodhohet dhe injektohet në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer, Shahin thotë se është e mundur që në Gjermani të arrihet imuniteti i tufës me vaksinimin e 70% të popullsisë deri në Shtator, teksa popullsia po shfaq gjithnjë e më shumë shenja padurimi me masat bllokuese.
Ky objektiv duket i arritshëm në shumë vende të botës. Pak ditë më parë presidenti amerikan Joe Biden premtoi se 4 Korriku do të jetë dita e çlirimit nga COVID-19, duke nënkuptuar se brenda kësaj periudhe do të arrihet imunizimi i tufës.
Në Izrael, më shumë se gjysma e popullsisë ka marrë të paktën një doze vaksine. Në shumicën e këtyre vendeve, imunizimi po arrihet falë vaksinës Pfizer/Biontech që është e para që mori lejen për përdorim urgjent.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...