Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Arabisë Saudite ka autorizuar kompaninë amerikane “American Multi-Cinema” (AMC) për hapjen e një kinemaje në këtë shtet, pas 35 vjetëve, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).
“Kompania amerikane ka marrë lejen e punës për hapjen e kinemave në Arabinë Saudite, me kinemanë e parë që do të nisë punën më 18 prill”, konfirmoi agjencia saudite të lajmeve SPA.
Për arsye konservatore, autoritetet saudite mbyllën kinematë në vitet e ’80.
Ministri i Kulturës dhe Informacionit, Avad bin Salih al-Avad theksoi se ky vendim ka një rëndësi të madhe për investitorët të cilët do të përfshihen në këtë sektor.
“Arabia Saudite është një treg i madh. Banorët tanë kanë dëshirë të shohin këtu filmat me popullaritet të lartë” theksoi ai.
Avad nënvizoi se një prej qëllimeve kryesore të Arabisë Saudite për vitin 2030 është formimi i qendrave argëtuese me të cilat do të rritet edhe standardi i jetës.
“Rinisja e këtij sektori do t’i sjellë Arabisë Saudite vende të reja pune ndërkohë që do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë”, shtoi ai.
Në bazë të marrëveshjes, AMC do të duhet që në pesë vitet e ardhshme të hapë 30 kinema në 15 qytete saudite ndërsa plani është që deri në vitin 2030 projekti të shtrihet në 25 qytete.
Trashëgimtari i fronit, Muhammed bin Selman, në tetor të vitit 2017 deklaroi se Arabia Saudite do t’i rikthehet “islamit të moderuar”.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit