Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me homologët e tij nga Aleanca Veriatlantike në samitin në dhjetor në Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg sot tha se liderët do të “adresojnë sfidat e sigurisë me të cilat përballemi tani dhe në të ardhmen, dhe për të siguruar se NATO do të vazhdojë të përshtatet në mënyrë që ta mbajë popullatën e saj thuajse një miliard njerëz të sigurt”.
Ai falënderoi qeverinë britanike për pritjen e takimit, që do të mbahet gjatë shënimit të përvjetorit të 70-të të NATO-s. Data e saktë e mbajtjes së samitit nuk është dhënë.
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...
Avokati i Popullit u dërgon letër Rubios dhe shteteve financ...
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...